• e shtunë, 11 prill 2026

Berisha pretendon se 9 vende po e bllokojnë Shqipërinë në procesin e integrimit evropian, Rama i thotë të presë deri në maj

Berisha pretendon se 9 vende po e bllokojnë Shqipërinë në procesin e integrimit evropian, Rama i thotë të presë deri në maj

Tiranë, 11 prill 2026 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama hodhi poshtë pretendimet e liderit të opozitës Sali Berishë për bllokada nga 9 vende anëtare të Bashkimit Evropian, duke shtuar se pret zhvillime pozitive në procesin e integrimit evropian të vendit deri në maj.

"Veto vë vetëm një vend. Nëse janë nëntë, nuk është veto, por votë. Deri në fund të prillit ose në fillim të majit, e vërteta do të shihet", tha Rama, duke akuzuar drejtpërdrejt Berishën për përhapjen e informacioneve të pasakta në lidhje me procesin evropian.

Kryeministri theksoi se anëtarësimi në BE mbetet një qëllim strategjik pa alternativë dhe u bëri thirrje strukturave partiake të forcojnë angazhimin e tyre.

“Kjo është një përgjegjësi e madhe që mbajmë. Këto reforma e bëjnë Shqipërinë shtet dhe e përgatisin atë për anëtarësim”, tha Rama.

Ai shpjegoi se procesi i pranimit funksionon në dy nivele në BE – teknik, ku vlerësohen reformat, dhe politik, ku vendimet merren nga shtetet anëtare me konsensus.

"Mjafton që një vend të thotë 'jo' dhe procesi ndalet. Por pretendimet se ka shumë veto janë të pasakta", shtoi ai.

Rama deklaroi se pret një fitore bindëse në zgjedhjet lokale në vitin 2027, duke vlerësuar se kjo është e rëndësishme për vazhdimin e reformave dhe agjendën evropiane.

Ndërkohë, Berisha paralajmëroi një proces të ri masiv kundër qeverisë për 27 prill. ls/

Foto: Printskrin, Fejsbuku i Ramës

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR