• e shtunë, 11 prill 2026

Zgjedhje në Hungari: Trampi i premtoi Orbanit se do të përdorë të gjithë fuqinë ekonomike të SHBA-së për të zhvilluar ekonominë e Hungarisë

Zgjedhje në Hungari: Trampi i premtoi Orbanit se do të përdorë të gjithë fuqinë ekonomike të SHBA-së për të zhvilluar ekonominë e Hungarisë

Uashington, 11 prill 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të investojnë të gjithë fuqinë e tyre ekonomike për të siguruar investime dhe prosperitet për Hungarinë. Tramp e tha këtë në kontekstin e fushatës zgjedhore të Viktor Orban, i cili ka mbështetjen e Uashingtonit.

"Administrata ime është e përgatitur të përdorë fuqinë e plotë ekonomike të Shteteve të Bashkuara për të forcuar ekonominë hungareze, siç kemi bërë për aleatët tanë të mëdhenj në të kaluarën, nëse kryeministri Viktor Orbán dhe populli hungarez e kërkojnë këtë. Ne jemi të gatshëm të investojmë në prosperitetin e ardhshëm që do të krijohet nën udhëheqjen e Orbanit", tha presidenti Tramp.

Ky është mesazhi i tij i dytë në mbështetje të Orbanit, i publikuar vetëm dy ditë para zgjedhjeve në Hungari.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së Xhej Di Vens e vizitoi Hungarinë për të shprehur personalisht mbështetjen e tij për Orbanin, në zgjedhjet në të cilat Uashingtoni është në kundërshtim me Brukselin, i cili po tregon mbështetje për partinë opozitare Tisa të Petar Maxhar. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR