• e shtunë, 11 prill 2026

Negociatat midis SHBA-së dhe Iranit fillojnë këtë fundjave në Pakistan

Negociatat midis SHBA-së dhe Iranit fillojnë këtë fundjave në Pakistan

Islamabad, 11 prill 2026 (MIA) - Negociatat paqësore midis SHBA-së dhe Iranit fillojnë këtë fundjavë në Islamabad. Bisedimet do të zhvillohen në kryeqytetin pakistanez nën masa të përforcuara sigurie, për të cilin skak autoritetet shpallin festë zyrtare dy-ditore dhe zbrazën rrugët e qytetit.

Delegacioni amerikan kryesohet nga zëvendëspresidenti i SHBA-së, Xhej Di Vens, së bashku me Përfaqësuesin Special Stiv Uitkof dhe dhëndrin e presidentit amerikan, Xhared Kushner.  Para takimit, Vens tha se Shtetet e Bashkuara po hyjnë në negociata me një ndjenjë optimizmi, por në të njëjtën kohë e paralajmëroi Iranin "të mos përpiqet të dalë më i zgjuar se SHBA-ja".

Delegacioni iranian në Islamabad përbëhet nga 71 persona, përfshirë negociatorë, ekspertë, përfaqësues të medias dhe sigurisë, njoftuan sot mediat shtetërore iraniane.

Delegacioni kryesohet nga Mohamad Baker Kalibaf, kryetar i parlamentit iranian, dhe përfshin edhe ministrin e Punëve të Jashtme, Abas Aragçi.

Propozimi prej 15 pikash i administratës së Trampit, i cili nuk është zbuluar plotësisht, thuhet se përfshin një angazhim nga Irani për të mos poseduar armë bërthamore, dorëzimin e uraniumit të pasuruar në masë të madhe, kufizimin e aftësive mbrojtëse të Teheranit dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

"Kemi qëllime të mira, por nuk besojmë. Përvoja jonë në negociatat me amerikanët është shoqëruar gjithmonë me dështime dhe premtime të pambajtura", tha Aragçi pasi mbërriti në Islamabad.

Gjithashtu u njoftua se Izraeli dhe Libani do të fillojnë bisedime zyrtare paqësore në Uashington të martën. Ndërprerja e sulmeve në Liban është një nga kushtet që Irani po kërkon në negociatat paralele me SHBA-në.

Presidenti amerikan, Donald Tramp, tha se ushtria amerikane po përgatitet për sulme të reja ndaj Iranit nëse negociatat që fillojnë në Pakistan nuk çojnë në një marrëveshje përfundimtare.

"Gjithçka po e nisim nga e para. Po i mbushim anijet me municionin më të mirë dhe me armët më të fuqishme të bëra ndonjëherë. Nëse nuk ka marrëveshje, do t’i përdorim ato shumë efektivisht", u kërcënua presidenti amerikan.

Më parë, Trampi në rrjetin e tij "Truth Soushëll"  (Truth Social) paralajmëroi një "restart më të fuqishme të botës”. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR