• e shtunë, 11 prill 2026

Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer nga 175 të burgosur ushtarakë

Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer nga 175 të burgosur ushtarakë

Moskë, 11 prill 2026 (MIA) - Rusia dhe Ukraina kanë kryer këmbimin e të burgosurve ushtarakë sipas formulës "175 për 175", kumtoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Sipas informatave të Ministrisë, 175 ushtarë rusë janë kthyer nga territoret nën kontrollin e Kievit, ndërsa nga ana tjetër, janë dorëzuar 175 ushtarë të burgosur të forcave të armatosura ukrainase.

Në kumtesë shtohet se janë kthyer edhe shtatë shtetas rusë, banorë të rajonit Kursk, të cilët sipas pohimeve të Moskës, "janë mbajtur në mënyrë joligjore në Ukrainë". Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërmjetësuar në procesin e këmbimit, duke i përkrahur përpjeket humanitare gjatë kthimit të ushtarëve nga robëria. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR