• e shtunë, 11 prill 2026

Iranianët janë pa qasje në internet për më shumë se 1.000 orë

Iranianët janë pa qasje në internet për më shumë se 1.000 orë

Teheran, 11 prill 2026 (MIA) – Iranianët janë pa qasje në internet për më shumë se 1.000 orë, njoftoi DPA, duke iu referuar organizatës joqeveritare NetBlocks.

Organizata, e cila monitoron ndërprerjet e internetit, bëri të ditur se kjo është ndërprerja më e gjatë kombëtare e internetit e regjistruar ndonjëherë në ndonjë shtet.

Që nga sulmet fillestare izraelite dhe amerikane ndaj Iranit më 28 shkurt, shumica e iranianëve kanë pasur qasje vetëm në një rrjet të kufizuar të brendshëm – intranet – i cili ofron vetëm përmbajtje të miratuar nga shteti.

Në të kundërt, një numër i vogël i autoriteteve ushtarake dhe qeveritare vazhdojnë ta përdorin internetin pa kufizime. Mediat iraniane publikojnë lajme edhe në platforma si Telegram dhe X, të cilat janë të bllokuara në vend.

Shërbimet VPN (Rrjet Privat Virtual) janë pjesë e jetës së përditshme për shumicën e përdoruesve iranianë, të cilët mbështeten tek ato për qasje në rrjetet sociale. Megjithatë, në shumicën e rasteve, lidhja është shpesh e ngadaltë dhe e pasigurt. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR