• e enjte, 04 korrik 2024

NATO dërgon të dërguarin e saj special në Ukrainë

NATO dërgon të dërguarin e saj special në Ukrainë

 Bruksel, 3 korrik 2024 (MIA) - Anëtaret e NATO-s vendosën të dërgojnë të dërguar special në Kiev, duke zgjeruar kështu praninë civile të aleancës ushtarake perëndimore në Ukrainë, deklaroi zëdhënësi i Aleancës për agjencinë gjermane të lajmeve DPA. 

 Funksionari i lartë do të ngarkohet me koordinimin e mbështetjes politike dhe praktike të Aleancës në terren ndërsa Ukraina vazhdon të mbrohet kundër një pushtimi rus.

 Vendimi për të dërguar një të dërguar special të përhershëm vjen përpara samitit të NATO-s më 9-11 korrik në Uashington, ku pritet që liderët për herë të parë të miratojnë zyrtarisht një plan për të koordinuar ndihmën ushtarake për Ukrainën nën një mision zyrtar të quajtur Ndihma dhe Trajnimi për Sigurinë e NATO-s për Ukrainën.

 Deri tani nuk dihet se kush do të emërohet në postin e ri në Kiev. Zëdhënësëi tha se gjithçka do të dihet më në detaje pas procedurës zyrtare të përzgjedhjes.

 Misioni i ri zyrtar i NATO-s do të mbikëqyrë gjithashtu trajnimin e ushtarëve ukrainas në vendet anëtare të NATO-s.

 NATO zyrtarisht  ka një përfaqësi zyrtare në Kiev për gati dhjetë vjet, duke përfshirë një zyrë ndërlidhëse dhe një qendër informacioni dhe dokumentacioni që ekziston që nga vitet 1990. Kjo përfaqësi, ndër të tjera, është përgjegjëse për kontaktet me ministritë dhe autoritetet ukrainase për të nxitur dialogun politik dhe bashkëpunimin praktik. qa

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR