• e premte, 26 korrik 2024

Rusia dhe Ukraina arritën marrëveshje për këmbim të fëmijëve të ndarë nga familjet e tyre

Rusia dhe Ukraina arritën marrëveshje për këmbim të fëmijëve të ndarë nga familjet e tyre

Moskë, 24 prill 2024 (MIA) - Komisarja ruse për të drejtat e fëmijëve Marija Lavova-Bellova deklaroi se Rusia dhe Ukraina kanë arritur marrëveshje për këmbim të fëmijëve, të cilët janë ndarë nga prindërit e tyre gjatë luftës mes dy vendeve.

Negociatat për këmbim janë zhvilluar me ndërmjetësim të Katarit, me ç'rast është arritur marrëveshje që Moska të pranojë 19 fëmijë, ndërsa 29 të dërgojë në Ukrainë, shkruajnë mediumet ruse.

Bellova tha se Qeveria e Katarit e mbikëqyr listën e fëmijëve që duhet të këmbëhen dhe se kjo ka qenë bisedë e tillë e parë drejtpërdrejtë mes Moskës dhe Kievit nga fillimi i luftës. bsh/

Foto: arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR