• e mërkurë, 15 janar 2025

Në Afrikën Jugore janë arrestuar 95 libianë

Në Afrikën Jugore janë arrestuar 95 libianë

Johanesburg, 26 korrik 2024 (MIA) - Policia jugoafrikane sot arrestoi 95 shtetas libianë në një bastisje në lokacionin për të cilin ekziston dyshimi se shërben si kamp ushtarak i fshehtë për trajnim. Policia kumtoi se udhëhiqet hetim që të konfirmohet  nëse ka ende kampe të tilla.

Kampi është zbuluar në një fermë rreth 360 kilometra në verilindje nga Johanesburg.

Policia kumtoi se libianët deklaruan se kanë hyrë në vend me viza studentore që të trajnohen për sigurim, por hetimi policor tregoi se kanë kaluar trajnimin ushtarak.

Qeveria lokale e provincës Mpumalanga kumtoi se hetimi është në vijim dhe se pronari i fermës është dëgjuar. Ata gjithashtu thanë se kanë informata për ekzistimin e kampeve të fshehta të ngjashme në afërsi.

Policia dhe autoritetet nuk thanë nëse dyshohen se kampet janë të lidhura me një grup të caktuar ose konflikt. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR