Një gjykatë në Bangladesh e liroi ish-kryeministren, Kaleda Zia, gjë që do t'i mundësojë të kandidojë në zgjedhje
- Gjykata supreme e Bangladeshit sot e liroi ish-kryeministren, Kaleda Zia në rastin e fundit korruptues kundër saj, duke ia hapur rrugën për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:08, 15 janar, 2025

Daka, 15 janar 2025 (MIA) - Gjykata supreme e Bangladeshit sot e liroi ish-kryeministren, Kaleda Zia në rastin e fundit korruptues kundër saj, duke ia hapur rrugën për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas personave zyrtarë, zgjedhjet me siguri do të mbahen në dhjetor apo në gjysmën e parë të vitit 2026.
Zia, e cila është në gjendje jo të mirë shëndetësore, udhëtoi drejt Londrës në fillim të këtij muaji, pasi që u lirua nga një rast tjetër për korrupsion që e inicoi ish-kryeministrja Sheik Hasina, e cila u ndërrua gushtin e kaluar për shkak të protestave masive, me të cilat përfundoi sundimi i saj 15-vjeçar.
Gjykata supreme sot e anuloi aktvendimin e vitit 2018 me të cilin Zia ishte e dënuar me 10 vite burg për mashtrim të donacioneve prej 250.000 dollarëve, dedikuar për fondacionin për strehimoret që Zia e themeloi në vitin 1991.
Së bashkua me Zian, gjykata e liroi edhe djalin e saj Tarik Rahman, i cili është trashëgues i partisë së saj, si dhe aktër persona të tjerë të cilat ishin të akuzuar në atë rast. Zias i kanosej dënimi me burg prej 17 viteve.
Pas aktvendimit lirues për rastin e dytë, Zia tani do të mund të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, sepse sipas ligjeve të Bangladeshit, çdo person që është i dënuar me mbi dy vite burg nuk mund të kandidojë në zgjedhje në pesë vitet në vijim.
Zia dhe avokatët e saj i mohojnë akuzat për korrupsion dhe pohojnë se akuzat janë të motivuara politikisht. Ajo është e veja e ish-presidentit Ziaur Rahman. ab/
Fotо: Tarik Rahman në Х