OBSH: Tetë persona të infektuar me virusin Marburg e humbën jetën në Tanzani
- Tetë persona të infektuar me virusin Marburg e humbën jetën në rajonin veriperëndimor Kagera të Tanzanisë, kumtoi Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH).
- Post By Arta Bunjaku
- 12:24, 15 janar, 2025

Dodoma, 15 janar 2025 (MIA) - Tetë persona të infektuar me virusin Marburg e humbën jetën në rajonin veriperëndimor Kagera të Tanzanisë, kumtoi Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH).
Agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara kumtoi se i ka informuar vendet-anëtare, përmes ueb-faqes së vet për shpërthimin e epidemisë së virusit Marburg në rajonin Kagera në Tanzani dhe se rreziku nga përhapja e mëtutjeshme e sëmundjes vdekjeprurëse në vend dhe rajon është i lartë.
"Më 10 janar, OBSH mori raporte të besueshme nga burime në vend për raste të dyshimta të virusit Marburg në rajonin Kagera në Republikën e Bashkuar të Tanzanisë. Gjashtë persona janë paraqitur se janë infektuar, pesë prej të cilëve vdiqën. Nga 11 janari 2025, nëntë raste të dyshimta, përfshirë edhe tetë raste të vdekura, janë paraqitur në dy rajone - Biharamulo dhe Muleba", thuhet në kumteësn e OBSH-së.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus, në kumtimin në rrjetet sociale tha se "OBSH-ja e ofroi tërë ndihmën e vet për Qeverinë e Tanzanisë dhe bashkësive të goditura".
Në mars të vitit 2023, autoritetet shëdnetësore të Tanzanisë kumtuan se shpërthimi i sëmundjes nga e cila vdiqën pesë persona në rajonin Kagera, është nën kontroll.
Sipas OBSH-së, sëmundja e shkaktuar nga virusi Marburg bartet nga njeriu në njeri përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore të perosnave të infektuar apo përmes kontaktit me pajisje dhe materiale të tjera të kontaminuara me gjak të infektuar, inde apo lëngje trupore të personave të infektuar, si dhe sipërfaqe apo materiale të kontaminuara. ab/
Foto: МIА arkivi