Vens: Trampi do të përdorë forcën ushtarake vetëm nëse ka qëllime të qarta
- Nënpresidenti amerikan Xh.D. Vens u tha studentëve të diplomuar të Akademisë detare në Anapolis se presidenti Donald Tramp punon për të siguruar që trupat amerikane të intervenojnë jashtë vendit vetëm nëse ka qëllime të qarta, në vend që të futen si në të kaluarën në "misione të padefinuara" dhe "konflikte të hapura".
- Post By Fami Bajrami
- 20:25, 23 maj, 2025

Uashington, 23 maj 2025 (MIA) - Nënpresidenti amerikan Xh.D. Vens u tha studentëve të diplomuar të Akademisë detare në Anapolis se presidenti Donald Tramp punon për të siguruar që trupat amerikane të intervenojnë jashtë vendit vetëm nëse ka qëllime të qarta, në vend që të futen si në të kaluarën në "misione të padefinuara" dhe "konflikte të hapura".
Në fjalën e tij para studentëve, Vens precizoi se qasja e Trampit "nuk do të thotë se injorojmë kërcënimet, por se u qasemi atyre në një mënyrë të disiplinuar, kështu që nëse do ju dërgojmë në luftë, atëherë atë e bëjmë me qëllime mirë të definuara".
Vens tha se nën udhëheqjen e Trampit do të ketë sulme të shpejta si ai në Jemen, në rastin e lëvizjes rebele Huthët.
"Kështu duhet të përdoret fuqia ushtarake", tha Vensi. "Me vendosmëri dhe qëllim të qartë."