Në Emiratet e Bashkuara Arabe në maj regjistrohet temperaturë rekorde prej 50.4 gradë Celsius
- Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se sot kanë regjistruar temperatura rekord për muajin maj prej 50.4 gradë Celsius që nuk është regjistruar në dy dekadat e fundit në këtë vend.
- Post By Fami Bajrami
- 18:24, 23 maj, 2025
Dubai, 23 maj 2025 (MIA) - Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se sot kanë regjistruar temperatura rekord për muajin maj prej 50.4 gradë Celsius që nuk është regjistruar në dy dekadat e fundit në këtë vend.
"Temperatura më e lartë e regjistruar në vend sot është 50.4 gradë Celsius në Al Shavameh" në emiratin Abu Dabi, njofton Qendra kombëtare për meteorologji në rrjetin social "X".
"Kjo është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë (në maj) që kur ka filluar evidentimi në vitin 2003".
Muajin e kaluar, vendi i shkretëtirës përjetoi një mot jashtëzakonisht të nxehtë - me një temperaturë mesatare rekord prej 42.6 gradë Celsius, duke i bërë autoritetet të lëshojnë rekomandime për popullsinë që të shmangin aktivitetet në natyrë gjatë orëve më të nxehta të ditës.
Më 27 prill, termometrat treguan 46.6 gradë - temperatura e dytë më e lartë e regjistruar ndonjëherë në vend në prill, pas asaj rekord prej 46.9 gradë në prill të vitit 2012.