En-Bi-Si: Masku, Bezosi dhe Zukerbergu do të marrin pjesë në inaugurimin e Trampit
- Miliarderët Elon Mask, Xhef Bezosi dhe Mark Zukerbergu të hënën do të marrin pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Tramp, deklaruan burime për En-Bi-Si-në.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:16, 15 janar, 2025

Uashington, 15 janar 2025 (MIA) - Miliarderët Elon Mask, Xhef Bezosi dhe Mark Zukerbergu të hënën do të marrin pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Tramp, deklaruan burime për En-Bi-Si-në.
Sipas burimit, ata do të ulen në një vend të dukshëm gjatë ceremonisë, së bashku me kandidatët nga administrata e sapozgjedhur republikane dhe funksionarë të tjerë të zgjedhur.
Amazoni i Bezosit dhe Meta e Zukerbergut janë ndër kompanitë që dhuruan 1 milion dollarë për inaugurimin e Trampit. Ilon Masku, ndërkaq, drejtori ekzekutiv i Tesllës, Spejs Iksit dhe Iksit, shpenzoi më shumë se një të katërtën miliardë dollarë për të ndihmuar Trampin të fitojë zgjedhjet e nëntorit.
Inaugurimi i Donald Trampit do të mbahet të hënën më 20 janar.
Foto: Arkivi i MIA-s