Zelenski sot për vizitë në Poloni, pasi që dy vendet e tejkaluan kontestin nga Lufta e Dytë Botërore
- Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski sot do ta vizitojë Varshavën, kumtoi kabineti i kryeministrit polak, pas, siç e quajti Polonia, tejkalimit të kontestit historik rreth ekshumimit nga koha e luftës, që qëndronte mes dy aleatëve.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:57, 15 janar, 2025

Varshavë, 15 janar 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski sot do ta vizitojë Varshavën, kumtoi kabineti i kryeministrit polak, pas, siç e quajti Polonia, tejkalimit të kontestit historik rreth ekshumimit nga koha e luftës, që qëndronte mes dy aleatëve.
Edhe pse Polonia është një prej mbështetëseve më të besueshme të Ukrainës që nga invazioni i Rusisë në vitin 2022, lidhjet mes fqinjëve u tensionuan me gjenerata prapa për shkak të vrasjeve në Volinia prej vitit 1943 deri në vitin 1945.
Polonia kumtoi se mbi 100.000 polakë u vranë në masakrat e nacionalsitëve ukrianas. Mijëra ukrainas, gjithashtu, e humbën ejtën si hakmarrje.
Polonia gjaët kohë kërkonte qasje të lirë për ekspertët e vet drejt vendeve ku besohej se janë varrosur mbetjet e të vrarëve, në mënyrë që të mund të zhvarroseshin dhe të kishin varrim dinjitoz.
Kryeministri polak, Donald Tusk të premten e përshëndeti "tejkalimin" në raportet, duke thënë se Ukraina ka vendosur t'i lejojë zhvarrosjet e para të viktimave.
Ukraina shpesh u referohet ngjarjeve në Volinia si pjesë e konfliktit mes Polonisë dhe Ukrainës që i kaploi të dy kombet. ab/
Foto: ЕPА