Gjykata Supreme e SHBA-së i ka lejuar Trampit që ta shfuqizojë statusin ligjor për 500.000 emigrantë
- Gjykata Supreme e SHBA-së sot i ka dhënë administratës Tramp dritën e gjelbër për të shfuqizuar - për momentin - statusin ligjor të qindra mijëra emigrantëve nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela, sipas dokumenteve të gjykatës të para nga mediat amerikane.
- Post By Melahat Baftija
- 19:49, 30 maj, 2025
Uashington, 30 maj 2025 (MIA) - Gjykata Supreme e SHBA-së sot i ka dhënë administratës Tramp dritën e gjelbër për të shfuqizuar - për momentin - statusin ligjor të qindra mijëra emigrantëve nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela, sipas dokumenteve të gjykatës të para nga mediat amerikane.
Urdhri i gjykatës është i panënshkruar dhe nuk janë dhënë shpjegime.
Gjyqtaret Ketanji Braun Xhekson dhe Sonia Sotomajor nuk ishin dakord, duke paralajmëruar për "pasojat shkatërruese" të prishjes së "jetës dhe ekzistencës së gati gjysmë milioni joshtetasve, derisa kërkesat e tyre ligjore janë në pritje", sipas dokumentit. mb/