• e premte, 05 dhjetor 2025

Studentët në bllokadë mbajtën protestë në Beograd, kërkojnë shpallje të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin

Studentët në bllokadë mbajtën protestë në Beograd, kërkojnë shpallje të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin

Beograd, 30 maj 2025 (MIA) - Mijëra studentë dhe qytetarë serbë protestuan sot pasdite në qendër të Beogradit në përpjekje për të rritur presionin ndaj presidentit Aleksandar Vuçiç për të shpallur zgjedhje të parakohshme.

Në fillim të këtij muaji studentët kërkuan zgjedhje të parakohshme për t'i dhënë fund krizës politike pasi qeveria dështoi të përmbushte kërkesat e tyre për përgjegjësi për tragjedinë në Novi Sad kur një tendë betoni u shemb në një stacion treni, duke lënë të vrarë 16 persona.

Demonstruesit bërtitën "duam zgjedhje" dhe qëndruan përpara Zyrës së Prokurorit publik dhe ndërtesës së Qeverisë.

"Sa jetë duhet të rrezikohen ose të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit", ishte mesazhi nga protesta në Beograd.

Përfaqësuesit e qeverisë përsërisin vazhdimisht se të gjitha kërkesat e studentëve janë përmbushur, ndërsa studentët në bllokadë thonë se kjo nuk është e vërtetë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç më 16 maj deklaroi se zgjedhjet do të mbahen brenda një viti e gjysmë të ardhshëm dhe se ato do të caktohen kur institucionet kompetente të marrin një vendim për ta bërë këtë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR