Shoferi, i cili me automjet u përplas me një turmë tifozësh të Liverupulit mbetet në paraburgim
- Britaniku Pol Dojl, i akuzuar për shtatë akuza për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore me dashje kur me automobil ka përplasur një turme njerëzish gjatë festimeve të kampionatit të Liverpulit, mbetet në paraburgim pas paraqitjes së tij të parë në gjykatë sot.
- Post By Melahat Baftija
- 18:35, 30 maj, 2025
Liverpul, 30 maj 2025 (MIA) - Britaniku Pol Dojl, i akuzuar për shtatë akuza për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore me dashje kur me automobil ka përplasur një turme njerëzish gjatë festimeve të kampionatit të Liverpulit, mbetet në paraburgim pas paraqitjes së tij të parë në gjykatë sot.
Incidenti ndodhi të hënën pasdite në Liverpul, gjatë festimeve të fitimit të titullit të Premier Ligë, kur 53-vjeçari Dojl përplasi automjetin e tij me një turmë njerëzish.
Janë lënduar gjithsej 79 persona, katër prej tyre rëndë, përfshirë një fëmijë.
Të lënduarit janë të moshës nga nëntë deri në 78 vjeç.
Pas incidentit, policia tha se nuk ishte terrorizëm, por nuk përcaktoi një motiv.
Dojl u paraqit sot në marrjen në pyetje në Gjykatën për kundërvajtje në Liverpul dhe u deklarua i pafajshëm, raportoi televizioni Skaj.
Ai akuzohet për drejtim mjeti të rrezikshëm dhe gjashtë akuza të tjera, përfshirë shkaktimin me dashje të lëndimeve të rënda trupore.
Nëse shpallet fajtor, Dojl mund të përballet me dënim maksimal me burgim të përjetshëm. mb/
Foto: EPA