Agjencitë e inteligjencës: Inaugurimi i Trampit cak potencial i ekstremistëve
- Inaugurimi i Donald Trampit më 20 janar paraqet cak potencial për kërcënime dhe ekstremistë të dhunshëm, paralajmëruan agjencitë amerikane të zbulimit.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:25, 15 janar, 2025
Uashington, 15 janar 2025 (MIA) - Inaugurimi i Donald Trampit më 20 janar paraqet cak potencial për kërcënime dhe ekstremistë të dhunshëm, paralajmëruan agjencitë amerikane të zbulimit.
Për këtë shkak, siguria do të jetë e prëforcuar, ndërsa pritet të sistemohen rreth 25.000 policë dhe persona ushtarak për sigurimin e ceremonisë së inaugurimit, shkruan gazeta amerikane Politiko.
"Kryesit potencial, supozohet, mund ta shohin betimin e presidentit të ri të zgjedhur si "mundësi të fundit për të ndikuar ndaj rezultateve zgjehdore përmes dhunës", shkroi një grup i agjencive të zbulimit dhe për zbatim të ligjit në vlerësimin për kërcënim.
Vlerësimi i kërcënimeve, i përbërë nga FBI, Shërbimi sekret, policia e Kapitolit, qeveria në Uashington dhe departamenti policor i Gjykatës supreme, theksoi një sërë skenarësh në të cilët janë përfshirë terroristë të huaj, ekstremistë të vendit dhe ujqër të vetmuar të cilët mund të kryejnë sulme me bombë, fluturime me fluturake pa pilot apo sulme ndaj automjeteve dhe të ngjashme.
Persona zyrtarë për zbatimin e ligjit, gjithashtu, janë të shqetësuar se protestat rreth inaugurimit mund të bëhen të dhunshme - disa grupe të caktuara kërkonin leje për demonstrata, përfshirë edhe disa të cilat paraprakisht organozonin protesta të cilat përfunduan me arrestime.
"Protestat e kaluara të disa prej këtyre personave përfshinin bllokime të komunikacionit, hyrje të paautorizuar në pronë, shkatërrim të pronës dhe rezistencë gjatë arrestimit", shtohet në vlerësimin e kërcënimeve.
Në dokument ceket edhe se protestat për shkak të konfliktit në Gazë e kanë çrregulluar Kapitoll Hillin dhe se luftimet atje mund t'i inspirojnë ekstremsitët në shtet.
Siç ceket, dokumenti është formatuar ngjashëm si ai i dërguar në vitin 2921 para inaugurimit të presidentit Xho Bajden. Në të njejtën kohë, dokumenti tregon se si kanë ndryshuar rrethanat në katër vitet e kaluara - posaçërisht lidhur me kërcënimet iraniane për Trampin dhe tensionet e nxitura nga lufta në Gazë. ab/
Foto: МIА arkivi