Rusia ka kryer sulm ajror masiv ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase
- Rusia ka kryer sulm të madh raketor ndaj infrastrukturës ukrainase energjetike në mbarë vendin, duke shkaktuar ndërprerje parandaluese të rymës në disa rajone, njoftuan sot autorietet ukrainase.
- Post By Melahat Baftija
- 11:37, 15 janar, 2025

Kiev, 15 janar 2025 (MIA) - Rusia ka kryer sulm të madh raketor ndaj infrastrukturës ukrainase energjetike në mbarë vendin, duke shkaktuar ndërprerje parandaluese të rymës në disa rajone, njoftuan sot autorietet ukrainase.
"Në mes të dimrit qëllimi i rusëve mbetet i pandryshuar: furnizimi ynë me energji elektrike", shkroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në Telegram.
Dyzet predha dhe 70 drone janë përdorur në një sulm të kombinuar", informoi ai, duke bërë thirrje për përforcim të mbrojtjes ajore ukrainase që t'i përballë sulmet e këtilla.
Rajoni perëndimor Lavov, i cili shpesh është kursyer ngva luftimet e këqija, është goditur fuqishëm gjatë natës, transmeton DPA.
"Ka sulme në dy lokacione kritike infrastrukturore në qarqet Drohobiç dhe Strij", njoftoi guvernatori ushtaral i Lavov, Maksim Kozicki në Telegram dhe shtoi se në sulmin rus me raketa kryqëzuese nuk ka vrarë as të lëduar.
Furnizimi me energji elektrike në Lavov është ende në funksion.
Janë sulmuar gjithasht edhe kapacitetet energjetike në rajonin fqinj Ivano-Frankvsk. Shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje dhe situata është nën kontroll, tha guvernatorja Svitlana Onishçuk.
Megjithatë, siç deklaroi ministri i Energjetikës, German Galushçenko, ndërprerjet parandaluese të energjisë u futën në rajonet Harkov, Sumi, Poltava, Zaporozhje, Dnjepropetrovsk dhe Kirovohrad pas sulmit me raketa.
Shkalla e dëmit në ato rajone është aktualisht e paqartë.
Sipas mbrojtjes ajrore të Ukrainës, ushtria ruse përdori raketa kryqëzuese në sulm, si dhe raketa hipersonike Kinzhal dhe raketa të tjera balistike.
Aeroplanët luftarakë rusë kanë hedhur gjithashtu të ashtuquajturat glajd-bomba mbi rajone kufitare si Sumi.
Rusia ka synuar sistematikisht objektet energjetike në Ukrainë si pjesë e pushtimit të saj që filloi gati tre vjet më parë. Rreth gjysma e kapacitetit energjetik të Ukrainës është shkatërruar në luftë. mb/
Foto: MIA