Arkivoli me trupin e pajetë të Papa Françeskut mbërriti në Bazilikën e Santa Marias, varrimi në ceremoni private.
- Arkivoli me trupinm e pajetë të ndjerit Papa Françeskut ka mbërritur në Bazilikën e Santa Maria Maxhore, ku do të varroset në një ceremoni private.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:21, 26 prill, 2025

Romë, 26 prill 2025 (MIA) - Arkivoli me trupinm e pajetë të ndjerit Papa Françeskut ka mbërritur në Bazilikën e Santa Maria Maxhore, ku do të varroset në një ceremoni private.
Vetëm më të afërtit do të jenë në gjendje të marrin pjesë në varrim, ndërsa arkivoli i tij u prit me kambana.
Paraprakisht, pas meshës në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, papamobili me arkivolin kaloi nëpër rrugët e Romës, me turmën e mbledhur që i dha lamtumirën kreut të Kishës Katolike Romake.
Kardinali italian Xhovani Batista Re e mbajti lutjen e besimtarëve, të njohur edhe si lutja universale, gjatë ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut në Romë, duke shënuar një ndryshim nga funeralet tradicionale papnore, pasi lutja u tha në gjuhën mandarine për herë të parë, e ndjekur nga Mesha Eukaristike.
Lutja u tha në gjashtë gjuhë - italisht, frëngjisht, arabisht, portugalisht, polonisht dhe gjermanisht.
Në meshën në Vatikan, sipas të dhënave zyrtare nga Vatikani, morën pjesë rreth 250.000 njerëz, si dhe 170 delegacione të huaja. Midis tyre ishin krerë shtetesh dhe qeverish, monarkë, ish-burra shteti, politikanë nga Italia dhe vende të tjera, intelektualë, artistë. Në varrim mori pjesë edhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.
të gjithë ngjarjen e ndiqën rreth 2.700 gazetarë të akredituar.
Për shkak të varrimit në Vatikan dhe në Romë janë vendosur masa drakoniane sigurie.
Besimtarët e ndoqën çdo fazë të funeralit përmes ekraneve të mëdha që ishin vendosur edhe në Sheshin e Shën Pjetrit.
Kreu i Kishës Katolike Romake vdiq në moshën 88 vjeç më 21 prill.
Besimtarët do të jenë në gjendje të vizitojnë varrin e Papës në Bazilikën e Santa Maria Maxhore duke filluar nga nesër, njoftoi Vatikani.
Nga data 5 deri më 10 maj, 135 kardinalët, anëtarë të konklavit, do të duhet të zgjedhin një papë të ri.
Foto: EPA