Negociatat midis Iranit dhe SHBA-së për programin bërthamor vazhdojnë javën e ardhshme
- Negociatat midis Iranit dhe SHBA-së për programin bërthamor të Teheranit do të vazhdojnë javën e ardhshme, njoftuan autoritetet e Omanit, ku po zhvillohen bisedimet.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:44, 26 prill, 2025

Muskat, 26 prill 2025 (MIA) - Negociatat midis Iranit dhe SHBA-së për programin bërthamor të Teheranit do të vazhdojnë javën e ardhshme, njoftuan autoritetet e Omanit, ku po zhvillohen bisedimet.
"Negociatat do të vazhdojnë javën e ardhshme, ndërsa takimi i ri është planifikuar për 3 maj", shkroi Ministri i Punëve të Jashtme i Omanit, Badër al-Busaidi, në rrjetin social X.
Ai shtoi se në takimin e sotëm, bashkëbiseduesit diskutuan për "parimet fundamentale" dhe "çështjet teknike".
Foto: Arkivi i MIA-s