• e mërkurë, 14 maj 2025

Të paktën 195 njerëz u lënduan gjatë një shpërthimi në portin iranian Shahid Raxhai

Të paktën 195 njerëz u lënduan gjatë një shpërthimi në portin iranian Shahid Raxhai

Teheran, 26 prill 2025 (MIA) - Të paktën 195 persona u lënduan në shpërthimin e sotëm në portin Shahid Raxhai në qytetin jugor iranian Bandar Abas, publikuan mediat iraniane.

"Shpërthyen disa kontenjerë të deponuar në njërin nga portet e Shahid Raxhai. Aktualisht po evakuojmë njerëz dhe të lënduarit i transferojmë në institucionet shëndetësore", tha një përfaqësues i shërbimeve vendase për raste emergjente për televizionin shtetëror iranian.

Porti Shahid Raxhai është një nga portet kryesore tregtare në Iran, i vendosur më shumë se 1.000 kilometra në jug të kryeqytetit Teheran.

Në vitin 2020 rrjeti kompjuterik i portit Shahid Raxhai ishte cak i sulmit të hakerëve, që shkaktoi kaos në dërgesa. sa/

foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR