Të paktën 400.000 njerëz morën pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut
- Të paktën 400.000 njerëz morën pjesë sot në varrimin e Papa Françeskut, duke u mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit dhe në rrugët e Romës, ku arkivoli me trupin e pajetë të Papës u transportua në kishën Santa Maria Maxhore ku ai u varros, deklaroi ministri italian i Punëve të Brendshme Mateo Pjantedozi.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:48, 26 prill, 2025

Romë, 26 prill 2025 (MIA) - Të paktën 400.000 njerëz morën pjesë sot në varrimin e Papa Françeskut, duke u mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit dhe në rrugët e Romës, ku arkivoli me trupin e pajetë të Papës u transportua në kishën Santa Maria Maxhore ku ai u varros, deklaroi ministri italian i Punëve të Brendshme Mateo Pjantedozi.
"Midis atyre që ishin të pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit për meshën 'të pranishëm pas kalimit" drejt Bazilikës së Santa Maria Maxhore, vlerësojmë se nuk kishte më pak se 400.000 njerëz", tha Piantedozi.
Dhjetëra udhëheqës, përfshirë Presidentin e SHBA-së Donald Tramp, Presidentin ukrainas Volodimir Zelensky, Princin britanik Uilliam, Presidentin francez Emanuel Makron dhe Mbretin spanjoll Felipe, iu bashkuan sot qindra mijëra besimtarëve që mbushën rrugët e Romës ose u mblodhën në Sheshin e "Shën Pjetrit".
Foto: EPA