Në Vatikan takim i Makronit, Starmerit, Zelenskit dhe Trampit
- Pas një takimi 15-minutësh në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan midis presidentëve ukrainas dhe amerikanë, përpara funeralit të Papa Françeskut, Volodimir Zelenski dhe Donald Tramp u takuan me presidentin francez dhe kryeministrin britanik.
- Post By Sara Ademi
- 14:45, 26 prill, 2025

Romë, 26 prill 2025 (MIA) - Pas një takimi 15-minutësh në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan midis presidentëve ukrainas dhe amerikanë, përpara funeralit të Papa Françeskut, Volodimir Zelenski dhe Donald Tramp u takuan me presidentin francez dhe kryeministrin britanik.
"Mund të konfirmoj që Presidenti (Emanuel) Makron foli me të vërtetë me Trampin, Zelenskin dhe (Kir) Starmer dhe se biseda ishte pozitive", tha një zyrtar i Pallatit të Eliseut.
Më parë, Shtëpia e Bardhë e përshkroi takimin Tramp-Zelenski si "shumë produktiv".
Zëdhënësi i Zelenskit, Sergej Nikiforov, njoftoi se do të ketë një takim tjetër midis Zelenskit dhe Trampit gjatë ditës.
Udhëheqësit ranë dakord të vazhdojnë bisedimet sot. Ekipet po punojnë për organizimin e vazhdimit të takimit, theksoi Nikoforov. sa/
foto: EPA