• e enjte, 15 maj 2025

Varroset Papa Françesku

Varroset Papa Françesku

Vatikan, 26 prill 2025 (MIA) - Papa Françesku u varros sot në Bazilikën e Santa Maria Maxhore në Romë, ndërsa ceremonia private zgjati rreth gjysmë ore, njoftoi Vatikani.

"Rituali i varrimit u mbajt sipas rregulloreve të Ordo Exsequiarum Romani Pontificis, ndërsa u drejtua nga Kardinali në prani të personave të treguar në njoftimin përkatës nga Zyra për Kremtime Liturgjike, si dhe anëtarëve të familjes së Papës së ndjerë. Ceremonia përfundoi në orën 13:30 sipas kohës së Evropës Qendrore", theksohet në kumtes[n e  Vatikanit. 

 

Përpara bazilikës, e cila ndodhet rreth gjashtë kilometra larg Vatikanit, trupi i Papës u prit nga 40 anëtarë të grupeve të margjinalizuara, për të cilët ai mbështeti veçanërisht gjatë shërbesës, përfshirë migrantët, të pastrehët, të burgosurit dhe personat transgjinorë.

Në funeralin në Bazilikën e Santa Maria Maxhore morën pjesë vetëm të afërmit më të ngushtë dhe arkivoli i thjeshtë prej druri i Papës u prit me kambana. 

 Pas funeralit të Papa Françeskut, do të pasojnë nëntë ditë zie dhe më pas 135 kardinalët, anëtarë të konklavës, do të duhet të zgjedhin një papë të ri.

Kreu i Kishës Katolike Romake vdiq në moshën 88 vjeç më 21 prill. 

 Besimtarët do të jenë në gjendje të vizitojnë varrin e Papës në Bazilikën e Santa Maria Maxhore duke filluar nga nesër, njoftoi Vatikani.

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR