• e enjte, 15 maj 2025

Katër persona humbën jetën dhe të paktën 516 lëndohen në një shpërthim në Iran

Katër persona humbën jetën dhe të paktën 516 lëndohen në një shpërthim në Iran

 Teheran, 26 prill 2025 (MIA) - Katër persona humbën jetën në një shpërthim që ndodhi sot në portin Shahid Raxhai në Iranin jugor, tha organizata e shpëtimit e Iranit.

 Televizioni iranian raportoi se të paktën 516 persona janë lënduar dhe qindra të tjerë u dërguan në qendrat mjekësore pas shpërthimit që ndodhi pranë qytetit të madh Bandar Abas në Ngushticën e Hormuzit.

 Autoritetet nuk kanë njoftuar shkakun e shpërthimit, por besohet se në port ka shpërthyer material i ndezshëm.

 Në Irn ndoshin aksidente industriale, veçanërisht në impiantet e naftës që janë nën sanksione ndërkombëtare.

 Megjithatë, televizioni shtetëror iranian përjashtoi mundësinë që shpërthimi të ketë shkaktuar ose dëmtuar ndonjë infrastrukturë energjetike.

 Porti Shahid Raxhai, ku ndodhi aksidenti, është një port i rëndësishëm tregtar në Iran dhe ndodhet më shumë se 1.000 kilometra në jug të kryeqytetit të Teheranit, pranë qytetit të madh portual Bandar Abas.

 Në vitin 2020, rrjeti kompjuterik në Portin Shahid Raxhai ishte shënjestra e një sulmi hakerash, duke shkaktuar kaos në dërgesa.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR