Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re kërkojnë nga Izraeli që menjëherë t'i ndërpret operacionet në Gaza
- Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re sot në një komunikatë të përbashkët bënë thirrje për armëpushim urgjent në Rripin e Gazës dhe paralajmëruan për rrezik nga përhapja e konfliktit paralel mes Hezbollahut libanez dhe Izraelit.

Sindi, 26 korrik 2024 (MIA) - Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re sot në një komunikatë të përbashkët bënë thirrje për armëpushim urgjent në Rripin e Gazës dhe paralajmëruan për rrezik nga përhapja e konfliktit paralel mes Hezbollahut libanez dhe Izraelit.
Ata kërkuan që Izraeli t'i përgjigjet gjykatës së Kombeve të Bashkuara, e cila javën e kaluar vendosi se okupimi i territoreve palestineze dhe lagjet e atjeshme janë ilegale.
"Situata në Gaza është katastrofike. Vuajtja nejrëzore është e papranueshme. Kjo nuk mund të vazhdojë", thuhet në komunikatën e tre shteteve.
Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re thanë gjithashtu se Izraeli duhet t'u bëjë thirrje ardhacakëve hebrenj ekstremistë për aktet e dhunës kundër palestinezëve, të ndalojnë programin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe të punojë drejt një zgjidhjeje me dy shtete për konfliktin me palestinezët. mb/
Foto: MIA