• e shtunë, 23 nëntor 2024

Policia shqiptare në bashkëpunim me kolegët malazezë, liroi 11 emigrantë arabë që u morën peng

Policia shqiptare në bashkëpunim me kolegët malazezë, liroi 11 emigrantë arabë që u morën peng

Tiranë, 26 korrik 2024 (MIA) - Policia shqiptare ka bashkëpunuar me kolegët malazez në finalizimin e operacionit ndërkombëtar të koduar "Kidnapim".

"Informacionet e siguruara nga Policia e Shtetit shqiptar dhe të shkëmbyera nëpërmjet Europol, me Policinë malazeze, mundësojnë gjetjen dhe lirimin e 11 emigrantëve arabë, të cilët ishin marrë peng", njoftoi ministri shqiptar i Punëve të Brendshme Taulant Balla në Fejsbuk.

Pengmarrësit, emigrantë afganë, 2 prej të cilëve të arrestuar në Mal të Zi, i mbanin pengjet në një territor malor në Mal të Zi, nën kërcënimin e armëve, dhe kërkonin 50 000 euro për t’i liruar.

"Policia Shqiptare ka siguruar informacione për vendndodhjen e këtyre shtetasve dhe për elemente të tjera që çuan në identifikimin e autorëve", thekson Balla, duke postuar edhe video shënim.

Nga hetimet dyshohet se këta dhe dy shtetas të tjerë janë të implikuar dhe në raste të tjera pengmarrjeje në të njëjtën zonë. sa/

foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR