Gjenden mbetje mortore në Kosovë, dyshohet se janë nga lufta e fundit me Serbinë
- Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se tek varrezat afër Tjegullores në Podujevë, janë gjetur mbetjet mortore të një individi për të cilin ekziston dyshimi se është nga lista e të zhdukurve me dhunë nga lufta e fundit me Serbinë në vitin 1998-99, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
- Post By Sara Ademi
- 20:00, 26 korrik, 2024
Prishtinë, 26 korrik 2024 (MIA) - Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se tek varrezat afër Tjegullores në Podujevë, janë gjetur mbetjet mortore të një individi për të cilin ekziston dyshimi se është nga lista e të zhdukurve me dhunë nga lufta e fundit me Serbinë në vitin 1998-99, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Haxhiu në profilin e saj në Fejsbuk ka bërë të ditur se për gjetjen e këtyre mbetjeve janë angazhuar Instituti i Mjekësisë Ligjore, Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEKS-i dhe Policia e Kosovës.
Ministrja e Drejtësisë së Kosovës thotë se gërmimet po vazhdojnë në kërkim të personave të tjerë.
Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë. sa/