• e enjte, 04 korrik 2024

Reagim nga ministri Lloga për deklaratën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Mickoski për letrën dërguar faktorit ndërkombëtar

Reagim nga ministri Lloga për deklaratën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Mickoski për letrën dërguar faktorit ndërkombëtar

Shkup, 5 qershor 2024

Koha kur partitë politike në Maqedoninë e Veriut silleshin si në kopshtin e tyre privat ka mbaruar në 2017, dhe kjo falë orientimit perëndimor të vendit dhe procesit të integrimit të bashkërenduar me Bashkimin Europian.

Dokumentet që Maqedonia e Veriut i ka dakorduar me Brukselin janë obligime që rrjedhin nga ajo agjendë, si Strategjia për Zhvillimin e Sektorit të Drejtësisë 2018-2024, Udhërrëfyesi për Sundimin e së Drejtës dhe Plani për Rritje i BE-së.

Misioni Vlerësues i BE-së (Ekipi i ekspertëve, i kryesuar nga Branko Hrvatin, ish-kryetar i Gjykatës së Lartë të Kroacisë) ka dhënë qëndrimet e tij në lidhje me Këshillin Gjyqësor dhe rekomandimet e tilla po implementohen nga institucionet e shtetit.

Tendenca për disiplinimin e gjyqësorit përmes porosive publike dhe të përgjithshme nuk i ndihmon ndërtimit të Shtetit të së Drejtës; përgjegjësi individuale duhet të ketë dhe këtë e përkrahim në çdo moment, sot dhe kurdoherë që ka shkelje.

Ministria e Drejtësisë

__________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR