Kryeministri Mickoski për vizitë në komunën e Gjevgjelisë
- Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski sot do ta vizitojë komunën e Gjevgjelisë ku do të marrë pjesë në inaugurimin e bulevardit të ri drejt Vendkalimit kufitar Bogorodicë.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:37, 4 korrik, 2024
Gjevgjeli, 4 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski sot do ta vizitojë komunën e Gjevgjelisë ku do të marrë pjesë në inaugurimin e bulevardit të ri drejt Vendkalimit kufitar Bogorodicë.
Zgjidhja me bulevardin, me të cilin Gjevgjelia ndërlidhet me autostradën, siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, kushton 19 milionë denarë dhe u realizua në dy faza.
Projekti i dytë në të cilin do të marrë pjesë kryeministri Mickoski është shënimi i fillimit të rikonstruimit të sallës sportive "Partizan" në Gjevgjeli, projekt në vlerë prej mbi 16 milionë denarëve. ab/
foto: МIА arkivi