• e mërkurë, 04 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Filloi seanca e komisionit për shqyrtimin e kandidaturave për anëtarë të Këshillit Programor të RTVM-së, do të vazhdojë pas pauzës së dhënë

Filloi seanca e komisionit për shqyrtimin e kandidaturave për anëtarë të Këshillit Programor të RTVM-së, do të vazhdojë pas pauzës së dhënë

Shkup, 10 prill 2025 (MIA) - Komisioni Kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot e filloi seancën për Shqyrtimin e kandidaturave të dorëzuar pas Vendimit për shpalljen e Konkursit Publik për emërim të anëtarëve të Këshillit programor të Radio-Televizionit të Maqedonisë ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" numër 55/2025), por para se të fillojë debati për kandidatin e parë në listë është dhënë pauzë një orëshe.

Kryetari i Komisionit Gjorgjija Sajkoski, informon se dy nga kandidatët i kanë tërhequr kandidaturat, ndërsa për 37 kandidatët e mbetur të cilët janë paraqitur në Konkursin publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit Programor të RTVM-së, Komisioni duhet të konfirmojë nëse të gjithë do të paraqiten para Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në varësi të asaj se sa prej tyre i kanë plotësuar kushtet e shpalljes publike.

Sajkoski e hapi debatin për të parin në listën e kandidatëve, gazetar i diplomuar Gajur Ramadani, i cili është nga Gostivari, siç tha ai nuk ka dorëzuar deklaratë të verifikuar në noter për plotësimin e kushtit të nenit 119 të Ligjit për ASHMAA.

Me kërkesë të njërit prej anëtarëve të Komisionit, për faktin se nuk ishin pajisur me materialet, u dha pushim prej një orë.

Këshilli Programor i RTVM-së ka 13 anëtarë të cilët i zgjedh Kuvendi me propozim të propozuesit të autorizuar. Këshilli ka kryetar dhe zëvendëskryetar. Kuvendi i zgjedh me një shumicë prej dy të tretash. Mandati i anëtarëve të Këshillit Programor është pesë vjet edhe me një mandat të ardhshëm.

Për t'i plotësuar kushtet kandidatët për anëtarë të Këshillit Programor të RTVM-së duhet të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të kenë arsim të lartë, përvojë pune prej të paktën tetë vjet në profesion, të cilët janë të dalluar në fushën e komunikimit, gazetarisë, informatikës, kulturës, ekonomisë dhe drejtësisë", me rëndësi për Këshillin Programor.

Kandidatët duhet të dorëzojnë deklaratë të noterizuar se i plotësojnë kushtet nga paragrafi 1 i kësaj pike, gjegjësisht nenit 117 paragrafi (2) të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, si dhe dokumente si dëshmi për përmbushjen e tyre. Atyre u kërkohet të paraqesin një kandidaturë ku detajojnë përvojën e tyre të punës dhe letrat e mbështetjes nga: të paktën dy organizata civile që kanë qenë aktive për më shumë se pesë vjet në fushën e promovimit të të drejtave të njeriut, medias dhe demokracisë dhe që kanë arritur rezultate përkatëse në fushën ku veprojnë ose të paktën një shoqatë gazetareske ose të paktën dy shoqata në fushën e kulturës (shoqata artistësh, shkrimtarësh, filmave etj.) ose një shoqatë relevante, asociacion ose odë përkatëse në fushën e teknologjive dhe shërbimeve të informacionit dhe komunikimit ose të paktën dy institucione të arsimit të lartë që kanë programe studimi në fushën e komunikimit, gazetarisë, artit, ekonomisë ose drejtësisë.

Kandidatët duhet të dorëzojnë akte për themelim dhe regjistrim të organizatave, shoqatave dhe institucioneve të cilat kanë dhënë mbështetje për to dhe dokumente se i plotësojnë kërkesat e paragrafit 1 të kësaj pike.

Gjatë kandidimit duhet të merret parasysh neni 119 i Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i cili i referohet se kush nuk mund të jetë anëtar i Këshillit Programor të RTVM-së, përkatësisht papajtueshmërisë së funksioneve.

Kandidatët paraqesin një deklaratë të noterizuar me kandidaturën e tyre ku theksojnë se i plotësojnë të gjitha kushtet për parandalim të konfliktit të interesave nga neni 119 i Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. sa/

FOTO: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR