Tash për tash nuk do të kufizohet furnizimi me karburant për shtetasit e huaj, brenda ditës përdorin deri në 150.000 litra, thotë Mickoski
- Kryeministri Hristijan Mickoski siguron se shteti është i siguruar në të gjitha aspektet për t'u përballur me situatën pas rritjes së çmimeve të karburanteve si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme. Mickoski, i cili sot njoftoi se Qeveria ka marrë vendim për uljen e TVSH-së për karburantet, theksoi se nuk ka probleme në furnizim, furnizuesit dhe shteti i ka furnizimet e nevojshme dhe se për momentin nuk ka nevojë të kufizohen qytetarët nga vendet fqinje që të blejnë karburant nga ne. Por, megjithatë, siç deklaroi ai, ka rreziqe dhe ne jemi këtu për t'i parashikuar dhe zgjidhur ato.
- Post By Melahat Baftija
- 15:53, 22 mars, 2026
You need to login to view this page