• e enjte, 04 korrik 2024

Presidentja Siljanovska Davkova për vizitë në Shtatmadhorinë e Armatës dhe MM-së

Presidentja Siljanovska Davkova për vizitë në Shtatmadhorinë e Armatës dhe MM-së

 Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit dhe komandante supreme  e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova sot do ta vizitojë Shtamadhorinë  e Armatës dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

 Siç njoftuan nga Shtatmadhoria, gjatë vizitës së Ministrisë dhe Shtabit të Përgjithshëm, presidentja Siljanovska Davkova do të realizojë takim me ministrin e Mbrojtjes Vllado Misajllovski, shefin e Shtamadhorisë gjeneralnënkolonelin Vasko Gjurçinovski, gjeneralët e Armatës dhe me drejtues të lartë në Ministri. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR