Nuk ka punësime partiake, as ministrit Mexhiti nuk i janë marrë ingerencat, thotë kryeministri
- Kryeministri Hristian Mickoski thotë se nuk ka kurfarë lista për punësime partiake siç akuzon opozita, as ministrit të Mjedisit Jetësor, Izet Mexhitit nuk i janë marrë ingerencat, siç pohon BDI.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:04, 23 shkurt, 2025

Shkup, 23 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski thotë se nuk ka kurfarë lista për punësime partiake siç akuzon opozita, as ministrit të Mjedisit Jetësor, Izet Mexhitit nuk i janë marrë ingerencat, siç pohon BDI.
Siças Mickoskit, nga BDI edhe duhet të priten "tema të këtilla, për gjuhën, numrin, përqindjen", sepse sigurisht nuk do të dalin me propozime për reformë ekonomike, arsim më të mirë apo shëdnetësi më cilësore.
"BDI do ta shtyjë kështu, mos pritni se do të dalë me propozim për ndonjë reformë briliante ekonomike apo si drejt arsimit më të mirë, shëndetësisë më cilësore. Tema të këtilla do të jenë - gjiha, nimrat, përqindja. Këto do të prisni nga BDI-ja, Ne nuk jemi robër të këtyre degagjove prej para disa dekadave. Ata jetojnë akoma në atë kohë kur filluan të merren me këtë punë. Për mua dhe Qeverinë më me rëndësi është njerëzit të jetojnë mirë, kjo është beteja jonë, nëse dikut i pëlqen kjo është kjo, nëse nuk i pëlqen, do të vijnë zgjedhjet, do të votojnë kundër nesh, do të vijë dikush tjetër, LSDM apo tjetër kush dhe le të vazhdojnë. Qëllimi ynë është të jetojnë mirë të gjithë qytetarët tanë", theksoi Mickoski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vizitës në Komunën Gazi Babë.
Lidhur me punësimet e prëfolura partiake, përsëriti se derisa ai të jetë në krye të Qeverisë, do të punësohen vetëm njerëz kompetentë të cilët do t'u përgjigjen në mënyrë adekuate vendeve të punës.
"Nuk ka asgjë të tillë dhe as nuk do të ketë derisa jam unë kryetar i Qeverisë. Do të punësohen njerëz kimpetentë të cilët do t'u prëgjigjen në mënyrë adekuate vendeve të punës. Për çelësa partiak dhe etnik nuk duhet të diskutojmë, kemi thënë se do të bëjmë ligj në mënyrë që të ketë përfaqësim të drejtë etnik. Badenteri është kategori kushtetuese, ne duhet të harmonizojmë legjislaturën me kategorinë kushtetuese. Dikush duhet të ulet dhe të bëjë lista, por derisa unë jam kryeminsitër, kjo nuk do të ndodhë", theksoi kryeministri. ab/
foto: МIА dhe printskrin
video: Qeveria e RMV