• e premte, 22 nëntor 2024

Në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë shumë shpejt do të vihet në funksion sistemi "Qyteti i sigurt"

Në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë shumë shpejt do të vihet në funksion sistemi

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski paralajmëroi se sistemi "Qyteti i sigurt" shumë shpejtë do të vihet në funksion, edhe atë fillimisht në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë. 

"Të gjithë duam rregull, kush nuk do rend? Të gjithë duam të kemi rend, të gjithë duam të flemë natën pa muzikë të lartë, të gjithë duam të kemi paqe pa 'fluturuar' me 180 përgjatë bulevardeve në Shkup. Mbi 95 për qind e njerëzve, por akoma më shumë, duan rend dhe rregull. Për të pasur rend dhe rregull, një nga kushtet që, sipas meje, duhet ta bëjmë në të ardhmen është zbatimi i plotë i 'Qytetit të sigurt', fillimisht në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë. Kjo do të thotë që të gjithë ata që kanë kaluar në semafor të kuq duhet të ndëshkohen, do të thotë që të gjithë ata që kanë parkuar gabimisht duhet të ndëshkohen, do të thotë që të gjithë ata që kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se e lejuara duhet të ndëshkohen. Është në interes të të gjithë qytetarëve", tha Toshkovski.

Para se të zbatohet, theksoi ministri, është e nevojshme që të bëhen ndryshime të caktuara ligjore dhe të definohen hollësitë rreth asaj se si do të funksionojë.

"Do të gjobitet pronari i automjetit. Po, këtu ka nëse është dashur të jetë kështu, a mund të jetë kështu, në një numër shumë të madh të vendeve evropiane është kështu dhe duhet pasur kujdes kur automjeti të jepet për të drejtuar nga pronari. Tani ka këtu nëse është i personit juridik, ka gjëra për të cilat duhet pasur kujdes. Do të jetë e nevojshme të organizohet dorëzimi ashtu siç do të shkojë, në mënyrë që të mos rezultojë tani që objektet kanë humbur gjatë dorëzimit, etj. Këto janë pjesë që duhet të zbatohen", tha Toshkovski.

Ministri vlerëson se pas hyrjes së tij në funksion do të duhet të ketë një periudhë të caktuar të alarmimit, edukimit dhe parandalimit. Thotë se të paktën një muaj do të duhet të ketë fushatë të fuqishme që të mos duket se shteti ka për qëllim që financiarisht t'i dënojë qytetarët. 

Toshkovski paralajmëroi se do të ketë edhe punësime të reja në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por potencoi se ata do të duhet të përkushtohen profesionalisht dhe maksimalisht në interes të qytetarëve. 

Ministri i Punëve të Brendshme e shpjegoi projektin e ri të Qasjes së Integruar Kufitare për sigurinë kufitare, duke theksuar se "e di se nuk ka kamera termike në funksion në kufirin verior". Si shembull të mospërfitueshmërisë dhe mosfunksionimit ekonomik, ai theksoi stacionin policor Mazraça, 49 punonjësit e të cilit, siç tha ai, vizitonin nëntë gurë në 39 kilometra të kufirit një herë në vit dhe nuk kishin asnjë realizim. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR