Në vendkalimet kufitare, nga e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti
- - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM) në ueb-faqen e saj.
- Post By Fitore Curri
- 11:30, 13 prill, 2026
Shkup, 13 prill 2026 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM) në ueb-faqen e saj.
Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Prej nesër (14 prill) do të realizohen aktivitete ndërtimore në rrugën A2 seksioni Gostivar - Strazhë në urën numër 7 Viadukt në Doll. Me qëllim që të realizohen punimet për sanimin e urave, do të vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit derisa zgjasin aktivitetet ndërtimore. Aksi rrugor Ohër - Resnjë përmes parkut kombëtar Galiçicë është ende i mbyllur për komunikacion për të gjitha llojet e veturave, informon LAMM. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s