• e martë, 14 prill 2026

MPB: Policia e Maqedonisë së Veriut përfshihet në Aksionin evropian të kontrollit të shpejtësisë në rrugë, të mërkurën maratonë 24-orëshe e kontrolleve

MPB: Policia e Maqedonisë së Veriut përfshihet në Aksionin evropian të kontrollit të shpejtësisë në rrugë, të mërkurën maratonë 24-orëshe e kontrolleve

Shkup, 13 prill 2026 (MIA) – Policia e komunikacionit në Maqedoni si anëtare e Rrjetit Evropian të Policive të Komunikacionit – ROADPOL përfshihet në aksionin e kontrolleve të rritura për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.  

Aksioni evropian kontrollit të shpejtësisë në rrugë fillon prej sot e deri më 19 prill, ndërsa të mërkurën më 15 prill prej orës 00.00 deri të enjten më 16 prill 00.00 do të jetë Maratonë 24-orëshe e shpejtësisë në të cilën periudhë do të ketë aksione të pandërprera të kontrollit të shpejtësisë së lëvizjes në territorin e gjithë shtetit. 

“Vozitja e shpejtë mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda dhe fatale në rrugët tona. Kjo është arsyeja pse duhet të veprojmë vazhdimisht. Zbatimi i projektit ‘Qytet i Sigurt’ dhe veprimet e vazhdueshme të kontrollit të komunikacionit: rrit ndërgjegjësimin për rreziqet e shpejtësisë së madhe, inkurajon ndryshim në sjelljen e shoferëve në planin afatgjatë dhe shpëton jetë”, informojnë nga MPB.

Nga MPB, theksojnë se një pjesë e madhe e lokacioneve në aksionet e kontrolleve dihen paraprakisht  nga shoferët me qëllim që të përforcohet karakteri parandalues i aksioneve. 

“Qëllimi nuk është gjobitja, qëllimi është qarkullimi në kuadër të shpejtësive të shënuara, qarkullim i cili shpëton jetë”, theksojnë nga MPB. 

Maratona ROADPOL për shpejtësi (Speed marathon) është aksion i përbashkët i kontrollit të të gjitha policive evropiane të komunikacionit i cili realizohet njëkohësisht në të gjitha rrugët evropiane. fc/

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR