• e shtunë, 06 korrik 2024

Moti me vranësira të ndryshueshme, në pjesët perëndimore dhe lindore me reshje lokale shiu

Moti me vranësira të ndryshueshme, në pjesët perëndimore dhe lindore me reshje lokale shiu

 Shkup, 4 korrik 2024 (MIA)  - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët në pjesët perëndimore dhe lindore me reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 17, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24 deri në 31 gradë. UV=7

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell.  Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 30 gradë. 

 Nga DPHM paralajmëruan se nga dita e premte do të ketë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Temperatura ditore do të jetë në rritje, ndërsa nxehtë do të jetë veçanërisht të dielën dhe në ditët e para të javës së ardhshme.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR