• e diel, 22 dhjetor 2024

Në aksidentin në autostradën Shkup - Tetovë lëndime të lehta ka marrë një vozitës kamioni

Në aksidentin në autostradën Shkup - Tetovë lëndime të lehta ka marrë një vozitës kamioni

Tetovë, 3 korrik 2024 (MIA) - Për shkak të rrokullisjes së një kamioni me pompë për beton, në autostradën Shkup - Tetovë nga ora 19:45 komunikacioni në këtë aks rrugor është ndërprerë dhe është rikahëzuar në rrugën rajonale mes dy qyteteve. Shoferi i kamionit ka marrë lëndime të lehta në aksidentin e komunikacionit që ka ndodhur në afërsi të fshatit Grupçin. 

"Automjeti transportues 'MAN' me targa të Tetovës, i drejtuar nga Sh.S (46) nga Tetova, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Shoferi Sh.S. ka marrë lëndime të trupore të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. Për shkak të vënies në gjendje të vozitjes së automjetit për një kohë të shkurtër, komunikacioni është rikahëzuar përmes rrugës rajonale", njoftojnë nga SPB Tetovë.

Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB Tetovë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR