• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Emërimi i sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit dhe kërkesa për apanazhë nga ish-ministra, në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve

Emërimi i sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit dhe kërkesa për apanazhë nga ish-ministra, në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve

Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot do të mbajë mbledhje në të cilën në rend dite, mes pikave të tjera, janë konstatimi i propozim-vendimeve për emërim të sekretarit të përgjithshëm dhe zëvendësit të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova dhe zëvendësi i saj, Bojan Vasilevski dhanë dorëheqje në funksionet e tyre më 1 korrik.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe kërkesat për realizim të rrogës pas ndërprerjes së funksionit ministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në mbledhjen e Komisionit në rend dite janë edhe konstatimet e Propozim-vendimit për zgjedhje të shefit, anëtarëve dhe zëvend[s-anëtarëve të Delegacionit të Kuvendit në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës (AP KE), të Delegacionit të Kuvendit në Asamblenë parlamentare të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (AP OSBE), të Delegacionit të Kuvendit në Unionin interparlamentar (IPU), të Delegacionit të Kuvendit në Dimensionin parlamentar të Nismës qendroro-evropiane (DP NQE), të Delegacionit të Kuvendit në Asamblenë parlamentare të Organizatës së trakktatit veriatlantik (AP NATO), të Delegacionit të Kuvendit në Asamblenë parlamentare të Mesdheut (AP e mesdheut), të Delegacionit të Kuvendit në Asamblenë parlamentare të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (AP PBEJL), të Delegacionit të Kuvendit në Asamblenë parlamentare të Organizatës së Bashkëpunimit ekonomik të Detit të Zi (PABSEK), të Delegacionit të Kuvendit në Komitetin parlamentar për stabilizim dhe asociim, si dhe konstatimi i Propotim - vendimit për themelim të grupeve të deputetëve për bashkëpunim me parlamente të shteteve të tjera dhe zgjehdje e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve të deputetëve të Kuvendit për bashkëpunim me parlamente të shteteve të tjera. ab/

foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR