• e hënë, 15 prill 2024

QMK: Dhjetë zjarre në ambient të hapur gjatë 24 orëve të kaluara, aktiv zjarri në komunën Makedonski Brod

QMK: Dhjetë zjarre në ambient të hapur gjatë 24 orëve të kaluara, aktiv zjarri në komunën Makedonski Brod

Shkup, 4 mars 2024 (MIA) - Qendra për menaxhim me kriza (QMK) informoi se kishte gjithsej 10 zjarre në ambient të hapur në vend në 24 orët e kaluara. Është ende aktiv zjarri në komunën Makedonski Brod. 

Zjarrfikësit nga NJTKZ Makedonski Brod dje në orën 18:10 kanë raportuar zjarr në ambient të hapur, lart në mal në lokalitetin "Brajça" ndërmjet fshatrave Krushje dhe Tomino sello, ku, siç theksohet, supozohet se digjet fier dhe bimësi e ulët.

“Gjatë mëngjesit të sotëm dhe sot është planifikuar të bëhet një vlerësim më i saktë i situatës për veprime të mundshme”, kumtoi QMK-ja.

Nga një zjarr të shuar ka pasur në territorin e QRMK Shtip, QRMK Shkup dhe QRMK Kumanovë, nga dy zjarre në territorin e QRM Ohër dhe QRMK Tetovë dhe QRMK Manastir për tre zjarre të shuara në ambiente të hapura.

Në numrin e vetëm për raste urgjente 112 në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 1825 thirrje. Nga këto 43,35 për qind kanë qenë thirrje “reale”, ndërsa 56,65 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. 58,06 për qind i janë drejtuar Policisë, 38,71 për qind në Ndihmën urgjente mjekësore, ndërsa te zjarrfikësit 1,43 për qind e thirrjeve aktuale në 112 në QMK. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR