• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rënie e temperaturave ditore në javën në vijim, më e ndjeshme nga e mërkura

Rënie e temperaturave ditore në javën në vijim, më e ndjeshme nga e mërkura

 Shkup, 21 korrik 2014 (MIA) -  Rënie e temperaturave ditore javën e ardhshme,  me rënie më të theksuar nga e mërkura, parashikon Drejtoria për Punë Meteorologjike.

 Nesër do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë, ndërsa pasdite do të ketë paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.

 "Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima lokale. Vende-vende do të ketë stuhi me reshje të forta shiu, erë të fortë dhe breshër. Nga e mërkura do të ketë rënie më të ndjeshme të temperaturës", bëri të ditur DPHM.

 Temperatura maksimale nesër  do të arrijë  39 gradë, të martën 38 gradë, të mërkurën 37 gradë, të enjten 36 gradë dhe të premten 34 gradë, ndërsa të shtunën sërish  do të rritet deri në 36 gradë. Të enjten dhe të premten indeksi UV do të jetë më i ulët dhe do të ketë vlerën 7, ndërsa në ditët e tjera të javës   rrezatimi ultravjollcë do të ketë vlerën 8.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR