• e diel, 21 korrik 2024

QMK: Zjarri pas poligonit të armatës Penush lëviz në drejtim të Bregallnicës

QMK: Zjarri pas poligonit të armatës Penush lëviz në drejtim të Bregallnicës

Shkup, 21 korrik 2024 (MIA) - Zjarri që shpërtheu dje larg pas poligonit të qitjes së armatës Penush në Shtip, si degë e zjarrit të madh të Sertës, lëviz ngadalë në drejtim të Bregallnicës, informuan nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

"Do të bëjmë përpjekje ta ndalim në rrugën e bllokuar e cila shtrohet rreth poligonit Krivollak nga ana e Shtipit. Digjen kryesisht bari, shkurre dhe bredha të ulët", qëndron në postimin e QMK-së. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR