• e diel, 21 korrik 2024

Sanksionohen 103 shoferë në Shkup

Sanksionohen 103 shoferë në Shkup

Shkup, 21 korrik 2024 (MIA) - Në kontrollet në fushën e komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 103 masa, informuan sot nga MPB.

Trembëdhjetë masa për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, dymbëdhjetë gjoba për kundërvajtje të shoferëve të motoçikletave, tetë sanksione për tejkalimin e shpejtësisë së qarkullimit, shtatë masa për mospërdorimin e rripit të sigurisë…

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR