• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Gjendja e zjarreve në ambient të hapur deri në orën 13:00

Gjendja e zjarreve në ambient të hapur deri në orën 13:00

Shkup, 21 korrik 2024 (MIA) – Qendra për Menaxhim me Kriza deri në orën 13:00 e transmeton situatën me zjarret në mbarë vendin, sipas informacioneve të marra nga Qendrat Rajonale për Menaxhim me Kriza.

Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Veles njofton se në territorin e QRMK – Veles zjarre aktive janë:

Zjarri në pyll ndërmjet fshatit Gabrovnik dhe fshatit Mokren, komuna e Çashkës në malin Babuna është ende aktiv. Po përhapet dhe po i afrohet fshatit Gabrovnik, terreni atje është i paarritshëm dhe kërkojnë (nga kryetari i Çashkës dhe nga EP Babuna) të operojnë nga ajri. Në terren në fshatin Mokren, kanë ndërhyrë ekipet e NP Pyjet Nacionale Babuna - Veles, pjesëtarë të Armatës dhe të punësuar nga NJVL Çashkë. Zjarri i njejtë u transferua drejt vendit të quajtur Bisa drejt fshatit Bogomilla.

Zjarri pyjor në malin e Goleshnicës në majën e Lisecit, në mes të fshatit G. Jabolçisht dhe Drenovë, komuna e Çashkës, sipas informacioneve nga personi kujdestar i MPB-së, i cili gjendet në Solunska Gllavë, nga ky zjarr nuk shihet tym. 

Gjatë ditës së djeshme është shfaqur një zjarr i ri në vendin e quajtur Mukos, komuna e Çashkës. Është bartur nga ana e Prilepit dhe mund të operohet vetëm nga ajri, sepse terreni është i paarritshëm dhe për të arritur në të, forcat që do të shuanin zjarrin nga toka duhet të ecin 30 km në rrugë të dheut. Për këtë zjarr personi i MPB-së i cili është në detyrë në majën e Solunska Glavës thotë se në atë drejtim po digjet në tri vende dhe se zjarri po shkon drejt majës.

Zjarri pyjor në atar mes fshatit Farish dhe Raec të komunës së Kavadarit është sërish aktiv. Ndërhynë ekipet e NJTZ Kavadar, pesë zjarrfikës me tre automjete të zjarrfikësve dhe tre punonjës me një automjet terreni nga NP Pyjet Nacionale-EP Bor Kavadar dhe një pjesë e popullatës lokale.

Zjarri pyjor në atarin e fshatit Farish të komunës së Kavadarit, është vënë nën kontroll, ende ka tym në disa vende. Ekipet e NJTZ Kavadar, anëtarë të NJVL-së dhe punonjës të NP Pyjet Nacionale-EP Bor Kavadar qëndrojnë në terren për ta kontrolluar.

Zjarri në afërsi të fshatit Kalanjevë, komuna e Negotinës është vënë nën kontroll. NJTZ Negotinë tha se sot nuk ka zjarre të reja dhe se ekipi është në terren vetëm për qëllime kontrolli.

QRMK - Shtip njofton se zjarri i cili shpërtheu më 12 korrik 2024 në atarin e fshatit Sellcë dhe fshatin Puhçë, është ende aktiv. Në shuarjen e zjarrit, NJTZ-Shtip ka intervenuar me një automjet të zjarrfikësve dhe tre zjarrfikës, pesë gjuetarë nga "Serta" me një automjet terreni, si dhe nga tre nga popullata lokale e fshatit Sellcë dhe fshatit Puhçë. Është ndërhyrë dy herë nga ajri. Për shkak të përhapjes së zjarrit është kërkuar ndihmë nga NJTZ Koçan, në dispozicion është një automjet me katër zjarrfikës. Digjen pyjet e dushkut, bredha, bimësi me kërcell të ulët dhe bari i thatë.

Zjarr aktiv në një pjesë të poligonit Krivollak në territorin e komunës së Shtipit. Në përputhje me konkluzionet e Shtabit Qendror të Krizave të QMK-së, të miratuar sot më 21.07.2024 në ora 08:00 për shuarjen e këtij zjarri të madh, janë angazhuar 30 persona nga NJSSH, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) dhe 35 persona nga Negotina, Shën Nikolla dhe Vallandova, NJTZ-Shtip, Vinicë, Dellçevë, Shën Nikollë, Kratovë dhe Kriva Pallankë, nuk kemi të dhëna për numrin e përgjithshëm të zjarrfikësve, QRMK-Shtip një person me një automjet terreni, SPB- Shtip, një automjet terreni me dy policë për pritjen dhe zbatimin e forcave zjarrfikëse deri në poligonin Krivollak. Mjetet materiale dhe teknike - NJSSH, DMSH dhe QRMK kanë angazhuar 21 automjete në terren.

QRMK- Ohër njofton se në Komunën e Makedonski Brodit zjarri në pyll në atarin e fshatit Tazhevë dhe Breznicë, Komuna Makedonski Brod është në terren të paarritshëm ku digjet pylli me pisha, është aktiv dhe mjaft i përhapur për shkak të erës që po fryn aktualisht. Në terren janë 32 pjesëtarë të ARM-së, 3 zjarrfikës dhe 1 person nga NP Pyjet Nacionale, dega Sandanski nga Makedonski Brod. Sot nuk do të ketë asnjë veprim me aeroplani].

Zjarri i dytë në afërsi të lumit Tazhevska në fshatin Breznicë, ku digjet një pyll me pisha, është vënë nën kontroll (digjet/ ngadalë) dhe dy zjarrfikës nga NJTZ - Makedonski Brod dhe një person nga filiali i NP Pyjet Nacionale Sandanski nga Makedonski Brod janë të pranishëm në terren.

Dy zjarret që u riaktivizuan në fshatin Deviç dhe fshatin Sllatinë po digjen ngadalë dhe nuk ka nevojë për praninë e forcave në terren. Komandanti i NJTZ - M. Brod me një person nga NP Pyjet Nacionale, dega Sandanski nga Makedonski Brod kryejnë patrullime parandaluese në intervale të caktuara kohore.

QRMK - Manastir njofton se zjarri në atarin e fshatit Nebregovë (komuna Dollnen) i cili ka filluar më 18.07.2024 në ora 18.59 është ende aktiv dhe po lëviz në drejtim të vendit të quajtur Derven. Digjet pylli i ulët i përzier. Nga ora 04.00 kanë ndërhyrë 9 zjarrfikës me 2 automjete të zjarrfikësve.

Pas raportimit nga E-112 për gjendjen e re lidhur me zjarrin në pyll në zonën e Bogomilës, Komuna e Çashkës, i cili është bartur mbi rrugë, është përfshirë një pishë e zezë dhe po i afrohet fshatit Gostirazhni, Komuna e Dollnenit. NJTZ Prilep do të intervenojë pas plotësimit të personelit. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR