• e diel, 22 dhjetor 2024

PSZH largohet nga "Parku i Princërve"

PSZH largohet nga

 Paris, 8 shkurt 2024 (MIA)  - Kryetari i kampionit francez të futbollit PSZH, Naser Al-Kelaifi, deklaroi sot se klubi do të largohet nga "Parku i Princërve" ku i luan ndeshjet në shtëpi    që nga viti 1974.

Paralajmërimi vjen pasi autoritetet  e qytetit në Paris refuzuan të shesin stadiumin. 

 "Kemi vite që po mundohemi ta blejmë stadiumin, por tani nga Qyteti të na njoftojnë se nuk është në shitje. Kemi humbur shumë kohë në këtë histori dhe tani ka mbaruar për ne.   Duam të zhvendosemi nga Parku i Princërve", tha Al-Kelaifi.

 Kryebashkiakja  e Parisit, Ane Idalgo, që vitin e kaluar deklaroi  se nuk dëshiron ta shesë stadiumin, ndërsa këtë qëndrim paraprakisht këtë javë e konfirmoi edhe Asambleja e Qytetit. 

 "Shitja e stadiumit është e papranueshme, sepse është një vendim nga i cili nuk ka kthim prapa. Nuk duam të shesim trashëgiminë pariziane", deklaroi nënkryetari i bashkisë së Parisit, përgjegjës për sport,  PjerRabadan.

 Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR