• e premte, 05 dhjetor 2025

Rashford: Në Aston Villa u bëra lojtar më i mirë

Rashford: Në Aston Villa u bëra lojtar më i mirë

Birmingem, 31 mars 2025 (MIA) – Futbollisti i Aston Villës, Markus Rashford është i kënaqur me formën e tij që nga ardhja nga Mançester Junajtedi. Rashfordi me dy gola gjatë fundjavës udhëhoqi ekipin e tij drejt fitores ndaj Prestonit në çerekfinalen e FA Kupës.

Aston Villa e fitoi ndeshjen me rezultat 3:0, ndërsa Rashfordi shënoi në minutën e 58-të dhe pesë minuta më vonë edhe nga penaltia.

"Kjo është një ndjenjë e mrekullueshme. Është gjithmonë mirë për një sulmues të shënojë gola, shpresoj të vazhdojë kështu. Ndjej sikur po përmirësohem dhe po luaj më mirë që kur iu bashkova Aston Villës. Trupi im ndihet mirë dhe tani po e shijoj futbollin”, tha Rashfordi për "Goal".

Rashfordi nga shkurti i këtij viti luan për Aston Villën në formë huazimi nga Mançester Junajtedi.

Gjatë asaj kohe, 27-vjeçari luajti 10 ndeshje për klubin e Birmingemit, duke shënuar dy gola dhe katër asistime.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR