Ernandez mund të largohet nga Milani gjatë verës
- Futbollisti i Milanit, Teo Ernandez do të mund të largohet nga klubi gjatë verës, njofton gazetari Nikollo Shira.
- Post By Besnik Shuki
- 10:59, 1 prill, 2025

Milano, 1 prill 2025 (MIA) - Futbollisti i Milanit, Teo Ernandez do të mund të largohet nga klubi gjatë verës, njofton gazetari Nikollo Shira.
"Rosonerët" kanë për qëllim ta shesin lojtarin nëse ai nuk nënshkruan kontratë të re.
Kontrata aktuale e francezit 27-vjeçar është deri në verën e vitit 2026, por palët ende nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e saj.
Ernandez këtë sezon ka luajtur në 35 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar katër gola dhe ka pasur pesë asistime.
Sipas "Transfermarket", vlera në treg e lojtarit është 50 milionë euro. bsh/
Foto: EPA