• e mërkurë, 21 maj 2025

Bolonja kundër Milanit për trofeun e parë të kupës që nga viti 1974

Bolonja kundër Milanit për trofeun e parë të kupës që nga viti 1974

Bolonja, 25 prill 2025 (MIA) – Futbollistët e Bolonjës konfirmuan vendin e tyre në finalen e Kupës së Italisë, pas triumfit të mbrëmshëm me rezultat 2-1 (1-1) edhe në ndeshjen kthyese kundër Empolit, ku në ndeshjen e parë të gjysmëfinales e mposhtën me 3-0.

Fabiano në minutën e 7-të i siguroi epërsi Bolonjës. Kovalenko barazoi rezultatin me 1-1 në minutën e 33-të, para se Dalinga t’ia sigurojë fitoren Bolonjës në minutën e 86-të.

Bolonja do të luajë në finale më 14 maj në Romë kundër Milanit e cila eliminoi rivalët e qytetit, Interin të mërkurën.

Në finalen e ardhshme, lojtarët e Bolonjës do të kenë mundësinë të sigurojnë titullin e tretë të Kupës për klubin dhe të parin që nga viti 1974.

FOTO: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR